Firmosja e dokumentit në mes të shtetit kolumbian dhe rebelëve marksist të FARK-ut, nga presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, e bëri këtë të fundit fitues të çmimit Nobel për Paqe.
Që Santos të bëhet laureat i këtij çmimi, nuk e pengoi fakti që ujdia dështoi pasi që në një referendum nuk u përkrah nga qytetarët, njofton Klan Kosova.
Por pavarësisht kësaj, 64 vjeçari arriti që pas katër vjet negociata me drejtuesit e FARK-uit, ta ndal luftën, nga e cila humbën jetën 220 mijë njerëz që nga viti 1964.
Kur u bë publike emri i tij nga Kryetarja e Komitetit të Nobelit, Kaci Kulllmann Five, ai tha se këtë çmim nuk e pranon për vete por për dikë tjetër.
Santos tha se çmimin Nobel për Paqe e pranon në emër të kolumbianëve, veçanërisht në emër të mijëra viktimave të konfliktit.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Kosovë Gjoci.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.