Lajmet e fundit

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, qëndron këtë të martë për ta zhvilluar vizitën zyrtare në Serbi.
Jinping do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në vizitën e tij të dytë në Beograd në tetë vjet, transmeton KlanKosova.tv.
Në turneun e tij në Evropë, ai ka bërë vizitë në Francë ku është takuar nga homologu Emmanuel Macron dhe në Hungari me kryeministrin Viktor Orban.
Ky turne thuhet të jetë më i vështiri për të, për shkak të bisedave që ka pasur me Macronin dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kina është një nga shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që Serbia mban raporte të mira me të.
Janë të shpeshta vizitat që zyrtarët serbë i bëjnë me ata serbë.