Lajmet e fundit

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, aktualisht në Dubai për konferencën e klimës COP28 të OKB-së, shfrytëzoi rastin për të takuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan (MBZ).
Gjatë takimit, Herzog i kërkoi MBZ-së të përdorte "peshën e plotë diplomatike" të Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbështetur përpjekjet e Izraelit për të rikthyer robërit e marrë në Gaza, transmeton Klankosova.tv.
Times of Israel raportoi se MBZ theksoi rëndësinë e lejimit të ndihmës humanitare në Gaza.