Zyra e Presidentit libanez Joseph Aoun konfirmon se ai pati sot një telefonatë me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Në një postim në X, thuhet se Aoun e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të arritur një armëpushim në Liban dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, raporton
BBC, transmeton Klankosova.tv.
Aoun përsëriti se dëshiron një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut sa më shpejt të jetë e mundur
“Trump u përgjigj me mbështetje për Presidentin Aoun dhe Libanin”, thuhet në deklaratë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.