Lajmet e fundit

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka rrezikuar shkaktimin e një tmerri në javën e El Classicos duke pranuar se është përkrahës i Real Madridit.
53 vjeçari, i cili udhëheq federatën spanjolle të futbollit që nga prilli i 2013-ës, ka rrëfyer se është ndjekës i klubit që nga fëmijëria.
Tebas ka lindur në Kosta Rika, por ka zbuluar se e përkrah klubin në mënyrë që të shmang vetën nga etiketimet si hipokrit nëse lajmi do të dilte nga dikush tjetër.
“Nëse them se nuk e mbështes (Realin), atëherë ajo do të ishte hipokrite dhe do të cilësohesha si gënjeshtar,” tha ai në një intervistë për AS.