Steve Ballmer, do të marrë gati 1 miliard dollarë pa bërë asgjë.
Presidenti i klubit të basketbollit La Clippers, do ta marrë këtë shumë si ish-CEO i Microsoftit.
Kjo për shkak se gjigandi i teknologjisë u rrit 75 centë për çdo aksion apo tre dollarë në vit.
Ai zotëronte 333.2 milionë aksione të kompanisë në 2014 dhe ai do të marrë në shtëpi gati 1 miliard dollarë në vitin fiskal 2024.
Kjo shumë monetare, sipas CNN shkon për njeriun e gjashtë më të pasur në botë, vetëm për zotërimin e thjeshtë të aksioneve, pavarësisht nga performanca e tij.
Mbledhja do të bëhet me kushtin që bordi i Microsoft-it të mos ulë dividentët.
Ballmer raportoi 656 milionë dollarë të ardhura në 2018 sipas faqes së internetit ProPublica dhe ai duket se i nënshtrohet një takse 20 për qind mbi dividentët për individët që fitojnë më shumë se 500 mijë dollarë të ardhura të tatueshme në vit.
Ai do të paguajë gati 200 milionë dollarë taksa mbi dividentët e Microsoft.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.