Lajmet e fundit

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është ndaluar të largohet nga vendi për shkak të një përpjekjeje të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak.
Kështu tha të hënën një zyrtar i ministrisë së drejtësisë, mes thirrjeve në rritje për të dhënë dorëheqje dhe thellimit të krizës së lidershipit.
Yoon ka kërkuar falje për përpjekjen e dështuar dhe tha se po ia linte fatin e tij politik dhe ligjor partisë së tij në pushtet, Pushtetit Popullor (PPP), por nuk ka dhënë dorëheqjen. Ai është bërë objekt hetimi penal, sipas raporteve të mediave locale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv