“Devolli Corporation” do të jetë sponsori kryesor i klubit të basketbollit Peja.
Në lidhje me këtë ka folur i pari i ekipit të Pejës, Fatmir Gashi, i cili theksoi se kjo marrëveshje do ta stabilizojë financiarisht skuadrën pejane.
“Çdo ekip sportiv do të ishte i kënaqur ta kishte për sponsor Korporatën Devolli. Ajo ka vendosur që ta sponsorizojë klubin tonë, e cila stabilizon klubin", ka thënë Gashi në një paraqitje direkte për Klan Kosva.
“Do të kemi stabilitetin financiar, do të shohim ngritjen e kapaciteteve në trajnerë dhe në lojtarë. Ne kemi nevojë për një ekipë të re, do të shkojmë tani në zhvillim, jemi pretendent për titull, do të krijojmë produkte siç krijon Devolli”.
“Risitë e para i kemi dy lojtarët e parë, nesër mbërrin lojtari i dytë, klubi konsolidohet tërësisht. Me këto transferime do ta kenë shumë vështirë klubet e tjera”, ka thënë Gashi para nënshkrimit të marrëveshjes me "Devolli Corporation". /Klankosova.tv
Investimi në sport - Devolli Corporation sponzoron KB Peja (youtube.com)●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.