Presidenti izraelit Isaac Herzog është takuar sot me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Herzog e përshkruan diskutimin me Starmerin si "të sinqertë" dhe "të ashpër".
"Ishte një takim midis aleatëve, por ishte një takim i vështirë", thotë ai.
Duke iu referuar anëtarëve të ekipit negociues të Hamasit që Izraeli shënjestroi në sulmin e së martës ndaj Katarit, Herzog thotë se sulmet ishin të nevojshme për të "larguar disa nga njerëzit nëse nuk janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje".
Duke këmbëngulur se Izraeli dëshiron t'i japë fund luftës, ai argumentoi se procesi i vendimmarrjes së Hamasit kërkon pëlqim dhe se vetëm një person që thotë jo eliminon mundësinë e një marrëveshjeje.
"Nëse doni të ecni përpara, duhet të largoni disa nga njerëzit nëse nuk janë të gatshëm ta arrijnë atë marrëveshje", thotë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.