Duke e ditur se presidenti i Indonezisë, Joko Widodo “Jokowi” është fans i zjarrtë i grupit heavy metal Metallica, në vizitën e tij në Danimarkë, kryeministri i këtij vendi, Lokke Rasmussen, ia ka dhënë një kopje të albumit legjendar të bendit “Master of Puppets”.
Ai dhuratën ia bëri gjatë një takimi bilateral në Bogor Palace në mesditën e së martës.
Grupi amerikan e kishte incizuar këtë album në Kopenhagë mes muajve shtator dhe dhjetor të vitit 1985, dy vjet pasi që Metallica pushtoi skenën e metalit me albumin e tyre debutues “Kill ‘Em All”.
https://twitter.com/larsloekke/status/935457868224040961
https://www.youtube.com/watch?v=CD-E-LDc384
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.