Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen e tij në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në letrën e tij, ai ka riafirmuar mbështetjen për zhvillimin e futbollit kosovar.
“Do të isha mirënjohës nëse mund të përcillni urimet e mia edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur me ju, ndërkohë që shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën tuaj dhe kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.” /Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.