Lajmet e fundit

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit dhe duhet të respektohet gjithmonë. Po, flas rregullisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çështjet e Kupës së Botës dhe mora një telefonatë nga Presidenti Donald Trump. Gjatë bisedës sonë, shpjegova se një proces zyrtar gjyqësor që përfshin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s ishte duke u zhvilluar dhe se çështja do të vendosej në kohën e duhur nga autoritetet kompetente.”, ka thënë Infantino.Ai ka shtuar se kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe është një parim që ai gjithmonë do ta mbrojë.
“I lexoj vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s kur ato publikohen. Ndonjëherë më habitin. Ndonjëherë pajtohem me to dhe ndonjëherë nuk pajtohem. Ajo që bëj gjithmonë, megjithatë, është t’i respektoj ato vendime dhe pavarësinë e organeve që i marrin ato”, është shprehur Infantino. /Klankosova.tv