Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është dekoruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.
Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Osmani shprehu mirënjohjen për Infanton, duke e falendëruar për mbështetjen ndaj Kosovës, raporton Klankosova.tv.
“Faleminderit që na besove, faleminderit që qëndrove me ne. Faleminderit që je një mik i mirë i vendit tonë”, tha ndër tjerash Osmani.
Ndërkohë kreu i FIFA-s, i cili viziton vendin tonë për herë të dytë u shpreh se këtë medalje ia kushton të ndjerit Fadil Vokrri.
“Këtë medalje dua t'ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit”, tha ai para të pranishmëve, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/infantino-arrin-ne-kosove-video-2/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.