Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar për një vizitë të veçantë dhe historike, Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ka mbërritur në Kosovë.
Kjo vizitë vjen në kuadër të organizimit të FIBA Europe Youth Commission, që do të mbahet më 17 tetor 2025, si dhe aktivitetit FIBA Europe U14 Get-Together, i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 19 tetor 2025 në Prishtinë.
Federata e Basketbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FIBA Europe, janë organizatorët e këtyre eventeve të rëndësishme, të cilat pritet të sjellin përfitime të mëdha për basketbollin e të rinjve dhe për imazhin ndërkombëtar të Kosovës në sport.
Kjo vizitë e Garbajosës është një moment krenarie dhe motivimi për komunitetin e basketbollit në Kosovë, duke dëshmuar se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë aktive e familjes evropiane të basketbollit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.