Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se mesfushori i PSG, Marco Verratti dëshiron që të kalojë në klubin që drejton.
Megjithatë ai ka thënë se do të jetë e vështirë ta marrin italianin nga Ligue 1.
Barca është duke shikuar të përforcohet pas një sezoni relativisht dëshpërues dhe se Verrati është një prej prioriteteve të tyre.
“Verrati është futbollist që e duam. E dimë se edhe ai do që të bashkohet me ne”, kanë qenë fjalët e Bartomeu.
“Problemi është se PSG ende nuk ka treguar nëse do të negociojë për të ose jo”, ka shtuar ai.