Lajmet e fundit

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka shpërndarë parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane të mbrëmjes së sotme.
Sondazhet e daljes tregojnë se Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen do të mposht partinë e Macron në një fitore historike për partinë, përcjell klankosova.tv.
Zgjedhjet parlamentare franceze do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.
Partitë e ekstremit të djathtë kanë bërë gjithashtu fitime të konsiderueshme në Austri dhe Gjermani,thonë sondazhet.
Projeksioni i parë i Parlamentit Evropian tregon se Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë është ende grupimi më i fortë
Rreth 360 milionë votues me të drejtë vote po zgjedhin 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian (PE) 2019 pati pjesëmarrjen më të lartë në 15 vjet, me pak më shumë se 50% të votuesve me të drejtë vote.