Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, e ka nënshkruar sot dekretin "Për dhënie amnistie".
Nga vendimi i Begajt, do të përfitojnë rreth 700 të burgosur, raportojnë mediat shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Ky ligj u miratua të enjten e kaluar më 4 prill.
110 deputetë votuan pro kur socialistët dhe deputetët opozitarë të Rithemelimit bashkuan votat bashkë dhe me dy deputet/ të grupit demokrat Basha.
"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”’, thuhet në njoftimin e presidencës.
[caption id="attachment_2282740" align="alignnone" width="704"]Presidenti Begaj liron rreth 700 të burgosur[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.