Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot sërish me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.
Për Kurtin, edhe pse afati deri kur duhet votuar kryetari i ri numërohet me orë, çështja vazhdon të jetë e hapur.
Takimet sipas tij po janë konstruktive, edhe pse nuk është përmendur asnjë emër.
Ndërkohë, kryeministri nuk u përgjigj pse nuk po e propozon Vjosa Osmanin për presidente edhe për një mandat, ndonëse herën e parë këtë e pati bërë pa asnjë ujdi e kompromis.
Ndiqni kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=T5SxUD4_g88
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.