Pa asnjë dyshim se nominimi për pozita më të larta shtetërore të një vendi, është privilegj por mbi të gjitha përgjegjësi.
Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
Ai/ajo është figurë përfaqësuese dhe përbashkuese politike dhe institucionale.
Presidenti i Kosovës zgjedhet me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit.
Mbrëmë VV, në mungesë të kuorumit prej 80 deputetëve hyri në aventurë të zgjedhjes së presidentit/es me 65 deputet prezent në Kuvend. U procedua me votim për të nxjerr një presidente që lindi ta quajm invitro (mbarësim jo normal). Një procedurë jo kushtetuese e cila (keq) përdori emrin e doktëreshës Feride Rushiti, aktiviste e mirënjohur e shoqërisë civile.
Edhe përkundër asaj aure që krijohet në momentin kur ofrohet një plrgjegjësi e lartë, i/e përzgjedhuri/a me integritet dhe me ide të qartë shtetformuese, pa asnjë hezitim duhet të konsultoj Kushtetutën dhe në bazë të saj të qartësohet para publikut të cilin në rastin më të mirë do ta përfaqësonte.
Për të qenë e qartë dhe e pastër me vetveten dr. Rushiti duhet të dali para mediave për të ruajtur pastërtinë e saj si individ, qytetare, si mjeke (profesioniste) dhe si aktiviste e të drejtave të grave, të kërkoj që emri i saj të mos trajtohet jasht sistemit normativ dhe Kushtetutës së Kosovës.
Çdo mos deklarim e ulë reputacionin e dr. Feride Rushiti njerëzorë-profesional.
Distancimi nga ky veprim puçist, është veprim intelektual, patriotik, qytetar, që ruan reputacionin e akcilit i cili është (keq) përdorur me dijeninë apo pa miratimin e tij/saj.
Doktoresha Feride Rushiti, por edhe secili kandidat eventual për president duhet të thërras ndërgjegjen e mbi të gjitha përgjegjësinë për të qëndruar brendapërbrenda bazamentit të sistemit politik të Republikës së Kosovës, për të mos qe dhe shmangur një trajektore të rrëshqitjes në abis konstitucional, institucional-shtetëror.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.