Lajmet e fundit

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Blerim Gashi, deputet i zgjedhur nga radhët e Partisë GUXO.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për zhvilkimet e fundit në skenën politike, konkretish për rezultatin që prodhuan zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në fund të vitit 2025.
Gjithashtu, me Gashin do të flasim për formimin e qeverisë nga koalicioni fitues, si dhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
A do ta zgjidhë koalicioni fitues çështjen e presidentit pa marrëveshje politike?
A është e gatshme GUXO per zgjedhje të reja? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.