Lajmet e fundit

Betejat e tij ishin juridike dhe politike.
Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi. 66 dekrete janë rrëzuar, 3 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar. Përveç kësaj, Meta do të mbahet mend edhe për aktet e tij që asnjë president shqiptar nuk i kishte bërë më parë. Meta nuk dekretoi një ministër, zhdekretoi datën e zgjedhjeve dhe thirri një protestë kundër qeverisë. Ilir Meta gjithashtu është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit të tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë. Vendin e tij do ta zërë Bajram Begaj, ndërsa vetëm një ditë më vonë, më 25 korrik, LSI ka thirrur konventën kombëtare, ku pritet rikthimi i politikanit Ilir Meta./euronewalbania/