Lajmet e fundit

Kristian Prenga do të përballet me Samuel Crossed ku synim ka për të arritur fitoren e 13-të në boksin profesionist.
Boksieri 32-vjeçar do të zbresë në ringun e Boardwalk Hall mëngjesin e së dielës në Atlantic City, për ti bërë krenar shqiptarët njofton klankosova.tv
Kundërshtari i Prengës në karrierën e tij numëron 15 ndeshje, prej të cilave ka fituar 11 teksa 7 prej fitoreve i ka mbyllur me nokout. Kjo është ndeshja e parë për “luftëtarin” nga Mirdita. Boksieri shqiptar dhe amerikani Crossed kanë kryer dhe peshimet zyrtare.