Lajmet e fundit

Më 6 qershor, Alban Skenderaj do të mbajë koncertin e tij madhështor në 20 vjet karrierë.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, ai ka premtuar se me këtë datë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, “do të ndalen akrepat e kohës dhe do të nisin rrahjet e zemrës”.
Koncerti që mban titullin “Motivi i jetës time”, do të mbahet në stadium, dhe biletat tashmë kanë nisur të shiten në disa pika, njofton Klankosova.tv.