Lajmet e fundit

Portieri legjendar italian ,Gianluigi Buffon, kishte bërë një premtim se nëse do ta mbante portën e tij të paprekur në dy ndeshjet çerekfinale ndaj Barcelonës, atëherë ai do të tërhiqej nga përgjithmonë nga futbolli.
Kështu edhe ndodhi, Juventus eliminoi Barcelonën duke e mposhtur 3:0 në Torino dhe duke e mbajtur rezultatin e bardhë 0:0 në Camp Nou.
Por si duket, presidenti i Juventusit, Giovanni Agnelli i është përgjigjur portierit me karrierë 21 vjeçare që njerëzit shpesh flasin palidhje dhe se ai duhet të vazhdojë të shikojë përpara”.
Kjo përgjigjie e presidentit të Juves duhet t’i qetësojë fansat e Juves, dhe mbi të gjithë fansat e portierit që mund t’i druhen një pensionimi eventual të 39 vjeçarit.