21.05.2016 · përditësuar para 3708 dite1 min lexim
Të premten mbrëma në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, u shfaq premiera e operës “Il Canto del Amore Trionfante“ nga regjisori Paolo Coletta.
Autori i operës ka deklaruar qe është i kënaqur me punën e bërë, njofton Klan Kosova.
“Jam i nderuar që opera ime është fillimi i një epoke të re të muzikës operistike në Kosovë”, ka thënë, Coletta.
Megjithatë realizimi i kësaj opere kontemporane nuk ka qenë i lehtë.
“Realizimi i kësaj opere në formë skenike nuk ka qenë i lehtë, ne jemi zhvendos këtu në Gjakovë sepse vetëm këtu kemi gjet të paktën kushtet minimale” ka deklaruar, Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari.
Kronikë nga Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.