Lajmet e fundit

Pas publikimit të trailerit të filmit të fundit ‘’Spectre’’ të James Bond, shumë shpejt erdhi edhe tek premiera botërore e tij.
Kështu aktori Daniel Craigun, që luan rolin e agjentit 007, në këtë film konfrontohet me armiqtë e tij të së kaluarës, transmeton Klan Kosova.
Premiera botërore e filmit ‘’Spectre’’ u shfaq në kinematë e Londrës gjatë së hënës.
Aktori James Bond, në këtë eveniment u bashkua në qilim të kuq nga antarët e tjerë kryesor duke përfshirë Christoph Waltz, Naomie Harris, Ben Whishaë dhe Ralph Fiennes.
Megjithatë ajo cfarë ra në sy të medieve botërore ishte edhe prezenca e familjes mbretërore britanike në shfaqjen e premierës botërore të filmit ‘’Spectre’’.