Lajmet e fundit
Premiera e filmit të animuar ''Minions'' do të shfaqet me 09 korrik

Me regji të Pierre Coffin dhe Kyle Balda, e në rolet kryesore Sandra Bullock, Pierre Coffin, Geoffrey Rush, Jon Hamm, Michael Keaton, Steve Coogan, në Kinemanë ABC në Prishtinë, do të shfaqet premiera e filmit të animuar ‘’Minions’’.
Rrëfimi i këtij filmi fillon në agimin e kohës, duke filluar si qenie njëqelizore, Minionët evoluojnë me kalimin e kohës. Ata do të shërbejnë nën pronarë të ndryshëm, pasi gjithë këtij shërbimi Minionët do të bien në pozitë të vështirë duke mos gjetur pardon për t’u shëbyer. Për më tepër premiera e këtij filmi do të bëhet me 9 korrik./kinoabc.info