Të mërkurën do të shfaqet premiera e komedisë "Vet i 40-ti" me skenar dhe regji të Shkumbin Radogoshit.
Ky film komedi është i metrazhit të gjatë dhe në të marrin pjesë shumë aktorë të njohur kosovarë.
Artistët që kanë luajtur në këtë film komedi janë: Sevdai Radogoshi, Skender Gola, Shkumbin Radogoshi, Altina Kusari, Arben Lleshi, Aziz Saliuka, si dhe Islam Zhuri.
Premiera do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Gjakovë me fillim nga ora 19:00, kurse hyrja do të jetë vetëm me ftesa ku të ftuar janë 800 persona.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.