Edhe një herë tjetër, Premier League dominon dukshëm sa u përket shpenzimeve brenda merkatos së verës.
Kampionati anglez arriti në total të shpenzojë 3.56 miliardë euro, një shumë e madhe krahasuar me kampionatet tjera.
Liverpooli ishte skuadra që shpenzoi rekord mbi 500 milionë euro.
Në vendin e dytë gjendet Serie A, me 1.19 miliard euro, e ndjekur nga Bundesliga me 856 milionë euro.
Në vendin e katërt është La Liga me 683 milionë euro dhe Ligue 1 që zë vendin e pestë me 637 milionë euro të shpenzuara.
Këtu vërehet diferenca e madhe ku vetem Premier League ka shpenzuar aq sa katër ligat e tjera prapa së bashku.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.