Genc Prelvukaj, në “Sol” në Klan Kosova tha në politikë nuk është si artist, dhe ka përfunduar shkollimin e duhur për politikan, duke shtuar se në pranverë kalon në titull doktor shkence.
Ai uroi që të ketë një fushatë të thjeshtë, dhe që shteti të kalojë në binar.
“Personalisht do të doja edhe t’i arrija votat e nevojshme për Kuvendin e Kosovës, por do të doja një fushatë të qetë dhe të mos ta ripërsëritim vitin 2025 dhe të kalojë edhe shteti në binar”, tha ai,
“Politika ndikon në jetën e të tjerëve, i kam shumë të qartë kufijtë ku mbaron njëra e përfundon tjetra. Mendoj që ky është avantazhi sepse e dimë qartë dallimin mes komerciales dhe parimore”, tha Prelvukaj.
Ndër tjerash ai zbuloi se në vitin 2003, me disa këngë ka pasur edhe probleme ligjore, e disa nga to u bënë edhe slogane.
“Në vitin 2003 ne kemi pasë probleme edhe ligjore me një këngë në atë kohënë kohë të UNMIK-ut. Pastaj kemi pasë këngë që janë kthyer në slogane”, tha ai.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=yFC4rvDqAns
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.