Mesfushori i Napolit, Jorginho, do preferonte Manchester City-in, e jo rivalet e tyre të qytetit, Manchester United, shkruan The Sun, njofton Klan Kosova.
City e ka ndërmend ta përforcojë mesfushën këtë verë, duke kërkuar edhe Thiago Alcantaran e Bayern dhe Fred nga Shakhtar Donetsk.
Por, mbase do të mund ta mposhtin edhe United në garën për përfaqësuesin Italian, Jorginho.
Agjenti i lojtarit ka treguar përfaqësuesit e të dyja klubeve, por siç bën të ditur Sun dëshirat e vet lojtarit janë që të jetë nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.