E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati ka zhvilluar sot një vizitë produktive në veri të Kosovës.
Atje siç njofton ambasada amerikane, u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
Ndër tjera, ajo përsëriti qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara se stabiliteti dhe siguria janë kyçe.
''Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore'', potencohet mes tjerash, transmeton klankosova.tv.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.