E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.
Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes njoftimit për media, thotë se marrëdhënia ShBA-Kosova mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal, transmeton Klankosova.tv.
“Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.