Lajmet e fundit

Për realizimin e një mega-ekskluziviteti siç ëshë Big Brother Vip Kosova 2 është duke punuar një staf i madh e profesionist.
Big Talk Kosova ka përgatitur një storje me deklarata të pjesëtarëve të kësaj ekipe që në ekranet shqiptare ka sjellur spektaklin më të madh mediatik.
Prezantuesi Alaudin Hamiti ka theksuar se banorët e BBVK2 janë “flakë”.
“Banorët patjetër se do të na ofrojnë emocione të veçanta, drama, miqësi të papritura, armiqësi aty Brenda, strategji, edhe ndarje në grupacion, sa do të zgjasë kjo dhe kur do të fillojë nuk e di saktë, por ajo pritet në Big Brother në formatin e tillë, që pikërisht është i bërë për këtë punë”.
“Besoj se banorët e dyshit janë shumë shumë interesant, banorët e të parit kanë bërë histori dhe gjithmonë do të mbesin, por këta të dyshit janë flakë”, ka thënë Hamiti./Klankosova.tv