Data 17 e muajit nëntor solli nën një çati 20 emra të ndryshëm, 20 karaktere të veçanta.
Qindra njerëz i mblodhi para ekranit, dhe një ekip me një numër të madh profesionistësh punoi që ata të kenë çfarë të shikojnë.
Puna për këtë edicion ka nisur muaj më parë, dhe në ditën e prime është punuar nga orët e hershme të mëngjesit, për t’u mos ndalur më edhe kur prime përfundoi.
Tension, panik, shumë angazhim dhe përgjegjësi maksimale janë ato me të cilat janë përballur secili pjesëtar i produksionit.
Por kur ora 21:00 erdhi dhe spektakli filloi, nisi të shihet me sy ajo çka BBVK ka punuar me muaj të tërë.
Tensioni nuk u ul, por të paktën banorët nisën të rahatoheshin aty ku do e kenë shtëpinë, tash e tre muaj radhazi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Y1y5UaIlSDA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.