Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë.
Në njoftimin zyrtar theksohet po ashtu se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Q.S, i dyshuari për vrasjen, është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm.
https://klankosova.tv/vetedorezohet-ne-polici-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjakove1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.