Lajmet e fundit

Partia Komuniste Vietnameze ka pranuar dorëheqjen e presidentit Vo Van Thuong, tha qeveria të mërkurën, në shenjë të trazirave politike që mund të dëmtojnë besimin e investitorëve të huaj në vend.
Qeveria tha në një deklaratë se Thuong kishte shkelur rregullat e partisë, duke shtuar se ato "mangësi kishin ndikuar negativisht në opinionin publik, duke ndikuar në reputacionin e partisë, shtetit dhe atij personalisht".
Komiteti Qendror i Partisë, një organ i lartë vendimmarrës në Vietnamin e udhëhequr nga Partia Komuniste, miratoi dorëheqjen e Thuong vetëm rreth një vit pas zgjedhjes së tij.
Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial, por është një nga katër pozicionet kryesore politike në vendin e Azisë Juglindore.
Thirrjet në zyrën presidenciale të mërkurën mbetën pa përgjigje.
Takimi i komitetit i parapriu një sesioni të jashtëzakonshëm të parlamentit të Vietnamit të planifikuar të enjten, kur deputetët pritet të konfirmojnë vendimet e partisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.