Lajmet e fundit

Prania e presidentit izraelit, Isaac Herzog në hapjen e një muzeu të Holokaustit në Amsterdam ka shkaktuar protesta për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.
Aktivistët që bëjnë thirrje për një armëpushim u mblodhën në një shesh pranë Muzeut Kombëtar të Holokaustit, në lagjen hebraike të qytetit, transmeton Klankosova.tv.
Disa njerëz që protestonin ishin, vetë, hebrenj. Në mesin e turmës u panë të dy flamujt, palestinezë dhe izraelitë.
Muzeu tha se kishte ftuar Herzogun përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor, i cili çoi në ofensivën tokësore të Izraelit në Gaza.