74 vjeçari Miftar Lushtaku, u godit për vdekje mbrëmë nga një veturë në rrugën "Azem Bejta" në Skenderaj.
Me këtë rast, policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin me fatalitet.
"Rr. Skënderbeu, Skenderaj 17.03.2026 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ky-eshte-74-vjecari-qe-vdiq-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-skenderaj/
https://klankosova.tv/aksidenti-ne-skenderaj-vdes-kembesori-74-vjecar11/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.