Policia e Shqipërisë ka goditur një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.
Pas një hetimi gjashtëmujor, janë arrestuar tre persona që dyshohen për shitje të kokainës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, është sekuestruar një sasi e kokainës, shtatë celularë dhe një automjet.
Përveç tre të arrestuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit me burg, edhe ndaj një 18-vjeçari është cakuar masa e arrestit shtëpiak. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.