Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar në Obiliq nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda.
Bazuar në njoftimin e policisë, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.