Lajmet e fundit
Ish shefi i Galatasarayt mendon se sezonin që po vjen në Serie A do të ketë luftë të ashpër për të dalë triumfues.

Ish përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli beson se Juventus do ta ketë të vështirë mbrojtjen e titullit të Serie A.
Skuadra nga Torino ka dominuar futbollin italian vitet e fundit dhe shihet si favorite për të fituar prapë Scudetton.
Por, Prandelli mendon se largimi i Andrea Pirlos, Carlos Tevezit dhe Arturo Vidalit do të bëjnë që skuadra të mos ketë sigurinë e nevojshme në fushë.
“Gjëja e parë që të shkon në mendje kur mendon Scudetton është balansi”.
“Juventus duhet të jetë i kujdesshëm. Napoli, Roma, Milani, që të tria janë përforcuar dhe janë në nivel”.
“Pastaj, s’mund t’i nënvlerësosh Lazion dhe Fiorentinan”.
“Juventus ka humbur tre futbollistë të nivelit të lartë, por i ka zëvendësuar me tre që janë pothuaj aq të mirë”.