Prada është afër një marrëveshjeje për të blerë Versace nga Capri Holdings Ltd. pasi u dakorduan për një çmim prej afro 1.5 miliardë euro (1.6 miliardë dollarë).
Nëse negociatat shkojnë mirë, shtëpia e modës, Prada dhe kompania Capri Holding, që zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të marsit, transmeton klankosova.tv.
Prada do të ishte në gjendje të krijonte një grup italian të aftë për të konkurruar më mirë me gjigantët globalë në këtë sektor, mbi të gjitha LVMH dhe Kering, nëse arrin ta blejë Versace-n.
Kjo marrëveshje përfaqëson një përmbysje të trendit në botën e luksit për Italinë, pas dekadash në të cilat markat italiane përfunduan në duar të huaja
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek yje dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.