Lajmet e fundit

Sipas studimeve të fundit në SHBA, pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e kancerit të gjirit, po u ofrohet një mënyrë tjetër e trajtimit me radioterapi.
Ata pohojnë se ky trajtim në aparatin e tillë, po u bëhet pacientëve të shtrira në bark në përpjekje të mbrojtjes së tyre nga dëmtimi i zemrës dhe i mushkërive, transmeton Klan Kosova.
Kjo teknikë e njohur si rrezatim i shpëtimit jetësor nga sëmundja e kancerit, sipas ekspertëve të SHBA-së po del më e dobishme për gratë me gjinj të mëdhenj, ku trajtimi i tyre në pozicionin tradicional në shpinë po bëhet më i vështirë.
Kur pacientët marrin radioterapi - një formë e fuqishme e rrezatimit me rreze X që shkatërron qelizat e kancerit - në gjoksin e majtë, zemra është gjithashtu në rrezik rrezatimi, për shkak të vendndodhjes së saj në atë anë të gjoksit.
Por, teknika e re, ku radioterapia po merret në pozitën e barkut, e cila për herë të parë po praktikohet në SHBA, del të jetë më e shëndetshme për gratë që vuajnë nga sëmundjet e kancerit në gji, transmeton Klan Kosova.