Lajmet e fundit

Ajo ka theksuar se LDK-ja, si subjekt politik, ka dhënë kontributin e saj brenda mundësive që ka pasur dhe ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim.
Megjithatë, sipas saj, kjo ofertë për bashkëpunim nuk është trajtuar seriozisht dhe nuk është pranuar. Bajrami në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh gjithashtu se nuk duhet t’i lejohet VV-së t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit. “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur kontributin e saj, si parti politike, brenda kapacitetit të saj ka ofruar bashkëpunim, bashkëpunimi nuk është marrë seriozisht dhe nuk janë pranuar”. “Ne nuk kemi kërkuar hise në Qeveri, ne kemi kërkuar balancim të pushteteve dhe sot e kësaj dite, konsiderojmë që assesi nuk duhet t’i lejohet Lëvizjes Vetëvendosje, si parti autoritare që është, që t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit”, u shpreh ajo. https://www.youtube.com/watch?v=PFLZ3fioLMg Deputetja e LDK-së gjithashtu deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve është një zhvillim pozitiv. Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se, sipas saj, Kurti nuk është i interesuar të qeverisë. “Unë e konsideroj se me gjithë kostot që po i shkaktohen vendit për shkak të sjelljes komplet autoritare të z. Kurti, është pozitive që po shkohet në zgjedhje. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kuptojnë që z. Kurti nuk po dëshiron të qeverisë, sepse prapë po shkakton zgjedhje.” “Z. Kurti nuk po dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës, por dëshiron të jetë ushtrues detyre i kryeministrit të Kosovës, sepse po u ikën përgjegjësive”, tha ajo./Klankosova.tv https://www.youtube.com/watch?v=_pUoOLKpsl0