Lajmet e fundit

Nëna e re, e quajtur Lexi Sinclair, përmes Facebook-ut e ka ndarë një histori rreth asaj se si në një pishinë një grua e panjohur i kishte thënë të mbulohet.
Ajo përshkroi se si një grua e moshuar i tha se nuk duhet të vishet me bikini dy-pjesësh, sidomos meqë ende është “duke u shëruar” nga lindja, transmeton Klan Kosova.
Lexi megjithatë kësaj situate vendosi t’i përgjigjej guximshëm, duke e postuar një fotografi me bikini, ku shihet duke e mbajtur foshnjën e saj pesëmuajshe në duar.