Justin Bieber ka ndarë një foto me gruan e tij, Hailey Baldëin, me një mbishkrim që i bëri fansat të spekulojnë se çifti po pret një fëmijë.
Mbishkrimi i këtij statusi që artisti postoi në profilin e tij të Instagramit ishte "Nëna dhe babai", duke ia bashkëngjitur edhe një foto bardhë e zi ku dukej ai bashkë me partneren, Baldëin .
Ndërkaq, fansat e entuziazmuar menjëherë kishin vënë re mbishkrimin e fotografisë, dhe pyetën këngëtarin nëse ai postim nënkuptonte qe ai dhe modelja do të bëheshin së shpejti prindër.
Ndërsa as Bieber dhe as Baldëin nuk u janë përgjigjur spekulimeve.
Çifti i cili u martua në shtator të vitit 2018, edhe në prill të vitit 2019 kishin shkaktuar thashetheme për një shtatëzani të mundshme pasi që kishin postuar një foto në një klinikë gjinekologjie, por që më vonë thanë se e kishin bërë si shaka për 'ditën e gënjeshtrave', 1 prillin, shkruan Pagesix, përcjell Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.