Portugalia e ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 0:1.
Pjesa e dytë ka qenë më e shpejtë sesa ajo e para në minutat e para të saj.
Futbollistët e Shqipërisë kanë qenë shumë më aktiv duke tentuar vazhdimisht për të sulmuar.
Cikalleshi rrezikoi shumë seriozisht në minutën e ’52-të, por e cila përfundoi në korner pasi ishte devijuar nga mbrojtësit portugez, për rivënien e parë nga këndi për kuqezinjtë.
Në minutën e 54-të erdhi zëvendësimi i parë nga Gianni De Biasi, kur u inkuadrua Migjen Basha në vend dhe u largua Amir Abrashi.
Futbollistët shqiptarë kanë qenë shumë më të mirë në pjesën e dytë, krahasuar me atë të parën, pasi janë munduar që të gjejnë korridore që të afrohen drejt portës së portugezëve.
Cikalleshi ka qenë shumë më aktiv me disa tentime për goditje nga distanca, pastaj edhe Xhaka ka qenë shumë më aktiv.
Në minutën e ’70 ka ardhur edhe zëvendësimi i dytë për Shqipërinë, Odise Roshi u inkuadrua në vend të Shkëlzen Gashit, transmeton Klan Kosova.
Në minutën e ’75-të, Cikalleshi pati rastin më të mirë në ndeshje për Shqipërinë, por që goditjen e tij e ndali shtylla.
Edhe Basha pas këtij rasti rrezikoi por topi përfundoi jashtë portës së portierit Patricio.
Në anën tjetër trajneri i Portugalisë, Vale bëri edhe zëvendësimin e tretë dhe të fundit këtë takim.
Lenjani rrezikoi në minutën e ’78-të por topi u devijua dhe përfundoi në korner, për të tretin për shqiptarët.
Në minutën e ’80-të, Eliseu pati rastin që ti jap epërsinë Portugalisë, pas nj parabole që i bëri Berishës, por topi përfundoi për skaj shtyllës së portës.
Kartoni i parë i verdhë për portugezët erdhi në minutën e’82-të kur Nani u ndëshkua.
Më pas edhe Xhaka pati një rast të mirë nga gjuajtja e lirë, por që goditi mbi portë.
Veloso shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit, transmeton Klan Kosova.●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.