Portugalia e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë prej 0-3, duke u bërë kombëtarja e tretë deri më tani që e siguron kualifikimin tutje në Euro 2024.
Golin e parë për Portugalinë e shënoi Bernardo Silva në minutën e 21-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Kurse, vetëm shtatë minuta më vonë, Akaydin shënoi autogolin më amatoresk në këtë Euro 2024, duke i vështirësuar edhe më shumë punët për turqit.
Ndërsa për golin përfundimtar u përkujdes Bruno Fernandes, tek i cili asistoi Ronaldo edhe pse ishte i vetëm përballë portierit.
Me këtë fitore, Portugalia gjendet e para në tabelë me gjashtë pikë, e dyta është Turqia me tri pikë, kurse Çekia e Gjeorgjia ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ep9UUS2SGRo
https://www.youtube.com/watch?v=twgQBADONw0
https://www.youtube.com/watch?v=Oq20JrUOB5o
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.