Portugalia ka shënuar fitore minimale prej 2:3 ndaj Hungarisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Njërin prej golave e shënoi ylli botëror, Cristiano Ronaldo, nga pika e bardhë.
Portugezët tani ndodhen të parët në grupin F me gjashtë pikë nga dy xhirot e para, teksa Hungaria bie e treta me një.
Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina ka humbur në shtëpi nga Austria, 1:2, teksa Qipro e Rumania kanë ndarë pikët pasi kanë barazuar 2:2.
Pavarësisht humbjes, Bosnja mbetet e para në grupin H me 12 pikë, po aq sa Austria që zë të dytin por me një lojë më pak të luajtur.
Rumania e Qipro vijnë më pas me shtatë, respektivisht katër pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.